Pakot me portretin e Escobar, kush është i ndaluari për 140 kg kokainë në Durrës

Durrësi

Pakot me portretin e Escobar, kush është i ndaluari për 140 kg kokainë në Durrës

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:57
Klajdi Xibraku

SPAK dhe Policia vazhdojnë hetimet për drogën e cila u sekuestrua ditën e sotme në Portin e Durrësit, në një kontenier me fruta ekzotike që vinte nga Ekuadori. Një nga të ndaluarit është edhe Klajdi Xibraku, që është ortak në kompaninë ‘Masabi Fruits’ me qendër në Kombinat në Tiranë.

Siç shikohet edhe nga fotot, kokaina ishte e ndarë në pako në dy grupe ‘El Mejor’ (Më e mira) dhe ‘Viejon’ (I moshuari).

Ndërkohë që mbante mbi to edhe portretin e Pablo Escobar.  

Image

Siç shikohet edhe në foto kokainë ka qenë e mbështjellë me natribanë ngjyrë kafe dhe të zezë.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, kokaina ishte fshehur në tavanin e modifikuar të kontenierit.

Ndërkohë që në polici krahas shtetasit Klajdi Xibraku, po merret në pyetje edhe ortaku i tij me lidhje gjaku, Erjon Peti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat