Rezultatet e fundit/ LSI merr një mandat në Durrës, PS zbret në 72 mandate në rang kombëtar

Durrësi

Rezultatet e fundit/ LSI merr një mandat në Durrës, PS zbret në 72 mandate në rang kombëtar

Më: 27 prill 2021 Në ora: 06:11
Ilustrim

Vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare 2021, por në këtë orar ritmi i numërimit është ulur ndjeshëm.

Së fundmi ka një ndryshim në ndarjen e mandateve pasi LSI i ka marrë një mandat PS në Durrës duke e zbritur në 72 mandate në total, sipas numërimit deri tani.

Pas këtij ndryshimi në Durrës vazhdon të kryesojë PS me 49.77% e ndjekur nga PD me 41.61% dhe LSI me 6.52%. Sipas përqindjeve në qarkun e Durrësit PS merr 7 mandate, PD 6 dhe LSI 1.

Sipas numërimit që është bërë deri në këto momente në rang kombëar PS zbret në 72 mandate, PD ka 59, LSI 6 dhe PSD 3 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat