LSI ankimon në KAS rezultatin e votave për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërimin e votave

Durrësi

LSI ankimon në KAS rezultatin e votave për qarkun e Durrësit, kërkon rinumërimin e votave

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:10
Selia e LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka dorëzuar në KQZ kërkesë ankimore për qarkun e Durrësit.

LSI kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të të qarkut të Durrësit si dhe miratimin e tabelës përmbledhëse për zonën zgjedhore të këtij qarku, duke përfshirë në të rezultatin e dalë nga rinumërimi dhe rivlerësimi i votave.

Sipas LSI në disa ZAZ të qarkut të Durrësit janë gjetur fletë votimi pa vulë.

Kujtojmë se, LSI më herët ka ankimuar gjithashtu rezultatin në qarqet e Beratit dhe Gjirokastrës.

Po ashtu, sipas LSI ka pasur edhe tentativë votimi të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës dhe mungesë filmimi me kamera në një qendër votimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat