Nuk ka surpriza, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në për Durrësin, vulos fitoren e PS-së

Durrësi

Nuk ka surpriza, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në për Durrësin, vulos fitoren e PS-së

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:05
Kolegji Zgjedhor

Durrësi është qarku i radhës ku trupa e Kolegjit Zgjedhor ka rrëzuar kërkesat e PD-LSI për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Kështu me vendimin e sotëm për këtë qark procesit i është vendosur vula duke rrëzuar pretendimet e demokratëve. Durrësi ku PS fitoi 8-6 me mandate, ishte qarku i pestë që Kolegji rrëzon, ndërsa në vijim do të shqyrtohen paditë për qarqet Shkodër, Korçë, Fier dhe Elbasan.

Më herët Kolegji ka  rrëzuar paditë për Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Tiranën.

PS fitoi zgjedhjet e 25 Prillit, por PD ka akuzuar se procesi ishte një “masakër elektorale”, pretendim të cilin KAS dhe Kolegji Zgjedhor e kanë hedhur poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat