Durrës - Plazhet pa shpëtimtar

Durrësi

Durrës - Plazhet pa shpëtimtar

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Siguria në plazhe është një detyrim ligjor për çdo subjekt që ofron shërbim në to, por edhe pse jemi në korrik kullat e vrojtimit janë ende bosh.

Plazhet përgjatë Adriatikut janë mbushur me pushues dhe rastet e para të humbjes së jetës janë rregjistruar edhe në mes të pushuesve të huaj. ”Të gjitha bosh. Asnjë kullë nuk ka ku të gjesh një vrojtues”.

“Ja ku është dhe vrojtues nuk ka fare. Më shqetëson se kemi fëmijë në det dhe nuk ka kush i kontrollon.” Kurset për përgatitjen e atyre qe shpëtojnë jetën në plazhe po ndiqen nga pak persona. Për këtë vit në Durrës janë licensuar vetëm 12 vrojtues, ndërkohë që çdo 80 m plazh duhet të ketë një vrojtues. Instruktorja Ejona Kaltani e shqetësuar shprehet se një pjesë e subjekteve përdorin licencat e vrojtuesve të mëparshëm për të përmbushur detyrimet e aplikimit, por më pas nuk dërgojnë në trajnim personat e tyre, shkruan tch.

”Subjektet e bëjnë në mënyrë formale që të lidhin kontratat e tyre, por nuk e shohin si objekt sigurie.” ”Ai ka mbesën dhe pushon me frikë.” ”Ka të rinj, fëmijë dhe të moshuar që mund të kenë nevojë.” Edhe vonesat në aplikimin dhe dhënien e lejeve për stacione plazhi përmes E-Albania kanë ndikuar në marrjen e masave të sigurisë për pushuesit.

”Në mungesë të vrojtuesve, subjektet duhet të paktën të vendosin sinjalistikë për t’i treguar pushuesve se deri ku është notimi i sigurtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat