23-vjeçari vdiq pasi i shpërtheu goma e kamionit, Gjykata jep masën e dënimit për pronarin e gomisterisë

Durrësi

23-vjeçari vdiq pasi i shpërtheu goma e kamionit, Gjykata jep masën e dënimit për pronarin e gomisterisë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 22:04
Rafael Talaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg” për pronarin e gomisterisë ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës. I riu humbi jetën aksidentalisht ndërsa në pranga ra pronari i gomisterisë, Xhemal Duka.

Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen.

Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat