Konflikti në Durrës degradon në përdorimin e armës, plagoset në këmbë një person

Durrësi

Konflikti në Durrës degradon në përdorimin e armës, plagoset në këmbë një person

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një konflikt i çastit ka degraduar në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në Shënvlash, të Durrësit.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar, por ende nuk dihet arsyeja përse dhe njëri prej tyre ka plagosur tjetrin në këmbë.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë  shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat