Detaje nga droga e sekuestruar, si u hap kontejneri në Durrës para se të kalonte në skaner

Durrësi

Detaje nga droga e sekuestruar, si u hap kontejneri në Durrës para se të kalonte në skaner

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 23:26
Droga e sekuestruar

Pasditen e sotme gjatë një kontrolli janë gjetur 6.5 kg kokainë të fshehur në një kontejner që vinte për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Kujtojmë se 10 ditë më parë në kontejnerët e kësaj kompanie u gjet një sasi prej 11 kg e 650 gram kokainë.

Lidhur me këtë operacion prapa hekurave është vënë administratori Bajron Gumeni, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Eduart Dauti. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës, Jurgen Osman.

Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat