Dy persona me precedentë penalë janë ndaluar pasi në makinën me të cilin po lëviznin janë gjetur 3 armë zjarri pistoletë "Zoraki".
Operacioni u kodua “Shënjestra” dhe të arrestuar janë Alban Mançja, 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikim të armëve" dhe Eldi Zahiri, 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike", të dy banues në Durrës.
Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip "Benz", me drejtues Alban Mançja dhe pasagjer Eldi Zahiri.
"Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë "Zoraki" dhe automjeti me të cilin po lëviznin” informoi sot policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.