Me doza heroine, kokaine e kanabisi, arrestohen dy shpërndarësit në Durrës

Durrësi

Me doza heroine, kokaine e kanabisi, arrestohen dy shpërndarësit në Durrës

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë ndaluar në lagjen nr.6, Durrës, një motomjet me drejtues shtetasin Enis Pirro dhe pasagjer shtetasin Pedi Canosinaj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë, gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Enis Pirro, 43 vjeç dhe Pedi Canosinaj, 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti, 1 aparat celularë dhe një grirëse hashashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat