Aksident në Durrës, raportohen të lënduar

Durrësi

Aksident në Durrës, raportohen të lënduar

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Katund i Ri, në Durrës. Mësohet se mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M. D., është përplasur me një motomjet.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, shtetasi me iniciale R. K., i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Me datë 18.10.2021 rreth orës 17:05 në rrugën Katund i Ri, Durrës është përplasur mjeti tip “Volksëagen” me drejtues mjeti M. D., me motomjetin tip “Dajange” drejtuesi shtetasin R. K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat