Plagosje me armë zjarri dhe aksident në Durrës

Durrësi

Plagosje me armë zjarri dhe aksident në Durrës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për disa vepra penale. I pari që ka rënë në pranga është L. K. 24 vjeç pasi akuzohet për një plagosje në 10 korrik në qytetin e Durrësit.

Ai qëlloi me armë në këmbë pas një sherri T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës.

Dy personat e tjerë të arrestuar janë S. M. 25 vjeç dhe F. M. 59 vjeç pasi u kapën duke drejtuar makinën dhe motorin pa leje drejtimi.

59 vjeçari nga Fushë Kruja mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin e motorit duke dalë nga rruga dhe si pasojë u plagos vetë dhe vajza e tij, që ndodhen jashtë rrezikut në spital.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat