Reshjet e dendura të shiut, ja si është situata në qytetin e Durrësit

Durrësi

Reshjet e dendura të shiut, ja si është situata në qytetin e Durrësit

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 17:38
Foto

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë vendin gjatë ditës së sotme. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se në qytetin e Durrësit ka reshje shiu të shoqëruara me reshje breshëri.

Vihet re se ka probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak se trafiku është i rënduar.

Shoferët duhet të lëvizin me kujdes për shkak të pranisë së breshërit në rrugë.

Kujtojmë se situatë shqetësuese është në qytetin e Përmetit pasi lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati. Niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat