64-vjeçari humbet kontrollin e motorit, përplaset me bordurën

Durrësi

64-vjeçari humbet kontrollin e motorit, përplaset me bordurën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Një 64-vjeçar që po lëvizte me motor në zonën e Plazhit në Durrës ka mbetur i plagosur ka humbur kontrollin e mjeti dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, në lagjen Nr.13. Nuk dihet nëse ka qenë gabim i të moshuarit në drejtimit e mjetit apo shkaqe të tjera që shkaktuan përplasjen.

Motomjeti me drejtues shtetasin me iniciale V. D. është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat