Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen tre pasagjerë

Durrësi

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen tre pasagjerë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Policia njofton se si pasojë e përplasjes së dy makinave në lagjen nr. 16, kanë mbetur të plagosur tre pasagjerë.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat