29-vjeçarja aksidenton të moshuarin, ja gjendja e tij shëndetësore

Durrësi

29-vjeçarja aksidenton të moshuarin, ja gjendja e tij shëndetësore

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën Maminas Durrës, ku një automjet ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R.X.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se 29-vjeçarja ka përplasur 65-vjeçarin, e për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 12.12.2021., rreth orës 21:40, në Maminas Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. F., 29 vjeçe, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. X., 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat