Festat e fundvitit, nis lundrimi vajtje-ardhje i trageteve në portin e Durrësit

Durrësi

Festat e fundvitit, nis lundrimi vajtje-ardhje i trageteve në portin e Durrësit

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Nis nga porti i  Durrësit lundrimi i trageteve vajtje-ardhje (dopio-korsë) për festat e fundvitit.

Lundrimi ka filluar këtë fundjavë dhe do të jetë 3 ditor. Po ashtu do të jetë dopjo korsë edhe në fund të javës së ardhshme, më 23, 24 dhe 25 dhjetor, pohojnë burime nga porti.

Sot janë në mbërritje Af Francesca  me 729 pasagjerë dhe 169 mjete, Riggel VII me 468 pasagjerë dhe 109 mjete, Rigel 2 me 946 pasagjerë dhe 233 mjete,  Af Claudi me 468 pasagjerë dhe 142 mjete.

Çdo ditë në sheshin e trageteve do të ketë 5 tragete të linjave Durrës- Bari dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat