32-vjeçari plagos të dashurën në Durrës

Durrësi

32-vjeçari plagos të dashurën në Durrës

Më: 3 janar 2022 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar i sapo kthyer nga Spanja, ka plagosur të dashurën e tij 23-vjeçare në një dhomë hoteli përgjatë autostradës Tiranë- Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa i riu me inicialet F. D  ka qëlluar me pistoletë 23-vjeçaren, me incialet E. K duke plagosur në shpatull.

Burime nga policia bëjnë të ditur se vajza kur është marrë në pyetje ka deklaruar se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe e ka qëlluar atë në mënyrë aksidentale, por gjithsesi pritet që të konfirmohet zyrtarisht pas hetimeve që po kryhen nga ekspertet e policisë.

Menjëherë pas plagosjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është njoftuar nga punonjësit e hotelit të cilët po ashtu janë marrë në pyetje lidhur me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat