Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, përfundon në spital

Durrësi

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, përfundon në spital

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar. 

Burime zyrtare bënë me dije se një automjet me drejtues shtetasin me inicialet D. D., ka përplasur një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat