Merr flakë makina në Durrës

Durrësi

Merr flakë makina në Durrës

Më: 21 janar 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një automjet në Durrës ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë, ndërkohë që pronari i automjetit është person pa precedentë të mëparshëm penalë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet si dhe ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat