Durres: Arrestohen dy administratorët e kriptomonedhave

Durrësi

Durres: Arrestohen dy administratorët e kriptomonedhave

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Vihen në pranga dy administratorët e subjekteve të ngritura për krijimin e kriptomonedhave, në Shijak, Durrës.

Të arrestuar janë E. H., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave, në fshatin Pjezë, Shijak dhe E. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i subjektit të ngritur për krijimin e kriptomonedhave në fshatin Fllakë, Durrës.

Të arrestuarit janë në vijim të operacionit policor të koduar "KRIPTOFARM", i zhilluar disa ditë më parë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat