Helmimi i 5 punonjëseve në fasonerinë në Durrës, çfarë thotë policia

Durrësi

Helmimi i 5 punonjëseve në fasonerinë në Durrës, çfarë thotë policia

Më: 28 mars 2022 Në ora: 14:24
Foto nga spitali

Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku 5 gra të një fasonerie janë helmuar dhe janë dërguar në spital.

Sipas policisë, në spital janë paraqitur O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë.

Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat