Sekuestrohen shumë të mëdha parash në Durrës, në pranga kambisti

Durrësi

Sekuestrohen shumë të mëdha parash në Durrës, në pranga kambisti

Më: 1 prill 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një kambist në Durrës pasi ka ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme  veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor  i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit.

Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën   profesionale hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme  veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat