Tmerr për një 53-vjeçare, djali i ri i hyn me forcë në banesë, pasi i vjedh paratë e përdhunon

Durrësi

Tmerr për një 53-vjeçare, djali i ri i hyn me forcë në banesë, pasi i vjedh paratë e përdhunon

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:30
Ilustrim

Ka përjetuar momente tmerri një 53-vjeçare, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës një djalë i ri i ka thyer derën e banesës dhe pasi i ka vjedhur një shumë parash, edhe e ka përdhunuar.

Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasin me inicialet K.K, 28-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat