Vetëvaret i burgosuri në Durrës, i dënuar me 14 vite burg për vrasje

Durrësi

Vetëvaret i burgosuri në Durrës, i dënuar me 14 vite burg për vrasje

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit Roland Hasani, 44 vjeç i burgosur me 14 vjet për vrasje. Shkak për humbjen e jetës ka qenë vetëvrasja (vetëvarje) në kushte të rënduara të ndërmarra nga personi, i cili vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në dhomën e tij në burgun e Durrësit. Në dhomë ka qenë edhe një tjetër i dënuar, por që në ato momente ka qenë në gjumë.

Menjëherë pasi është konstatuar ngjarja, Hasani është përcjellë me urgjencë për në spitalin me Durrësit me shenja të zbehta jete. Menjëherë mjekët e kanë futur në sallën e operacionit, por që i ndjeri nuk ia ka dalë dot.

Strukturat e posaçme janë duke kryer hetimet e nevojshme për të mësuar më hollësisht se si ndodhi ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat