Durrës, shkëputet fasada e pallatit

Durrësi

Durrës, shkëputet fasada e pallatit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Pjesë të fasadës së një pallati të dëmtuar nga tërmeti janë shkëputur dhe rënë në rrugë. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz dhe vetëm një automjet i parkuar në anë të rrugës ka pësuar dëme. 

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar të Durrësit ku shumë pallate të dëmtuara përbëjnë rrezik real për sigurinë e qytetarëve që kalojnë vazhdimisht pranë tyre.

Një pjesë e katit të dytë të pallatit është shembur. Nga lartësia janë shkëputur muret që kanë rënë në rrugë.  Vetëm pas këtij incidenti është vendosur perimetri i sigurisë që nuk lejon kalimin në trotuarin pranë objektit të dëmtuar.

Në këtë objekt banimi, edhe pse i dëmtuar nga tërmeti dhe ende i parikostruktuar, banorë të lagjes thonë se një pjesë e familjeve vazhdojnë të banojnë në të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat