Prokuroria kërkon bananet/ Organi i akuzës liron edhe të arrestuarit e fundit në Portin e Durrësit

Durrësi

Prokuroria kërkon bananet/ Organi i akuzës liron edhe të arrestuarit e fundit në Portin e Durrësit

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit liroi 8 personat e fundit, të arrestuar për humbjen e 49 arkave me banane, në një kontenier që vinte nga Ekuadori.

Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Afrim Shehu, për të zëvendësuar masën e “arrestit me burg” në “detyrim paraqitje”, për të gjithë punonjësit e Portit.

Vendimin e prokurorisë avokatët mbrojtës e quajtën të drejtë, pasi sipas tyre, të ndaluarit nuk kishin asnjë rol në këtë ngjarje.

Për zhdukjen e arkave me banane, ku dyshohet se ishin fshehur rreth një ton kokainë, fillimisht u arrestuan 20 persona. Por të gjithë u lanë të lirë më pas, ndërsa ende nuk dihet se kush e mori ngarkesën në port.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat