Situatë e qetë në Durrës, por për arsye sigurie nuk lejohet dalja në det e peshkarexhave

Durrësi

Situatë e qetë në Durrës, por për arsye sigurie nuk lejohet dalja në det e peshkarexhave

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Ndërsa moti i keq ka përfshirë një pjesë të rajoneve në vend, në territorin e prefekturës së Durrësit situata paraqitet pa probleme.

Vetëm mjetet e vogla të peshkimit nuk dalin në det. Sipas Emergjencave Civile në prefekturë, situata është e qetë në Durrës e Krujë. Reshjet e shiut nuk kanë qenë intensive gjatë 12 orëve të fundit në nivel qarku dhe prurjet në lumenjtë Ishëm e Erzen paraqiten normale.

Edhe në bregdet, kushtet atmosferike nuk janë problematike, por në orët në vazhdim pritet të shtohet shpejtësia e erës. Tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur para orës 08.00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të lundrojnë në kthim rreth orës 23.00.

Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit arrin në 5-6 ballë dhe vetëm peshkarexhat nuk dalin në det për gjueti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat