Rrëmbimi i dy vëllezërve në Durrës, policia shpall në kërkim mikun e Rrumit

Durrësi

Rrëmbimi i dy vëllezërve në Durrës, policia shpall në kërkim mikun e Rrumit

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona për rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiraj mbrëmjen e së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime për Abc bëjnë me dije se një nga personat e shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi.

Dy vëllezërit Beqiraj kanë qenë duke ecur me motor në autostradë dhe janë përplasur me një makinë, dhe pas një debati verbal mes tyre, njëri nga vëllezërit Beqiraj është rrëmbyer për tu liruar dy orë më pas.

Indrit Beqiraj dhe i vëllai nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në polici, edhe pse dyshohet se mes dy vëllezërve dhe Bejdollit të ketë patur konflikte të mëparshme.

Agron Bejdolli njihet si miku i ngushtë i Rrumit i cili ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja, në 1 nëntor të 2019-s ku ju bë atentat, ku humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat