Nga masakrat tek atentatet, policia shkatërron grupin kriminal në Durrës

Durrësi

Nga masakrat tek atentatet, policia shkatërron grupin kriminal në Durrës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:15
Policia e Shtetit

Durrës – 15 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë.

Sipas policisë, aksioni ka ardhur pas ndalimit të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët ditën e djeshme u përfshinë në një incident me 4 persona të tjerë. Këta të fundit kanë rrahur dy vëllezërti ndërsa më pas kanë rrëmbyer Indritin, për ta hedhur në cep të një rrugë disa minuta më pas.

Pas kësaj ngjarje policia ka nisur hetimet, ndërsa dy vëllezërit kanë rrëfyer edhe ngjarje të tjera kriminale. Sipas hetimeve të policisë Indrit Beqiraj dhe Gentian Beqiraj janë arrestuar pasi akuzohen se janë pjesë e grupi që po planifikonte vrasjen e Aleksandër Lahos i njohur si Rumit të Shijakut.

Po ashtu me arrestimin e dy vëllezërve Beqirja, është zbardhur edhe një tjetër ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për masakrën e “Don Boskos” të ndodhur në fillim të këtij viti. Po ashtu vëllezërit Beqiraj të arrestuar kanë rrëfyer një seri atentatesh të tjera të kryera në Tiranë dhe në Durrës.

Disa nga të arrestuarit: 

G.B

I.B

F.B, Punonnjesi i policisë së burgjeve në Durrës.

P.H, Banues në Fushë Kurjë.

I.H

A.D

F.M

B.E

G.SH

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat