U dhunua dje nga gruaja me sende të forta, policia arreston të moshuarin në Durrës

Durrësi

U dhunua dje nga gruaja me sende të forta, policia arreston të moshuarin në Durrës

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

78-vjeçari Ahmet Stafa i cili mbeti i plagosur dje pas konfliktit fizik me bashkëshorten e tij për çështje pronësie, ka përfunduar sot në prangat e policisë së Durrësit.

Ndaj bashkëshortes së tij, 74-vjeçares Asije Stafa, prokuroria ka nisur hetimin ne gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së hënës në lagjen nr. 11, pranë gjykatës së Durrësit. Mosmarrëveshjet mes bashkëshortëve ishin ashpërsuar ditët e fundit dhe shkak për këtë është mosrespektimi i kontratës së lidhur mes tyre si pronarë trualli dhe firmës ndërtuese të pallatit ku ata jetojnë.

Në pritje për të përfituar dhe një apartament tjetër siç u ishte premtuar, bashkëshortët kanë mësuar se firma ndërtuese e ka shitur edhe katin e parë të godinës.

I paralizuar pjesërisht, bashkëshorti fajësoi gruan e tij për situatën e krijuar, ndërsa tonet e larta kanë përfunduar në përdorimin e sendeve të forta mes tyre.

Bashkëshortët u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit, ndërsa fqinjët u shprehën dje se situata e krijuar nga palë të treta për objektin e ndërtuar vite më parë dhe ende të pahipotekuar, duhet të marrë fund dhe të respektohet marrëveshja mes pronarëve të truallit dhe ndërtuesve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat