Përplas të miturën me makinë dhe largohet, shpallet në kërkim shoferi në Durrës

Durrësi

Përplas të miturën me makinë dhe largohet, shpallet në kërkim shoferi në Durrës

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Durrës. Mësohet se një person ka përplasur me makinë një të mitur dhe është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Sakaq, mësohet se e mitura është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 10;50, në lagjen nr.15 Durrës, një automjet i paidentifikuar ka përplasur këmbësoren shtetasen e mitur D. D, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po bëjnë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ es“, thuhet në informacionin paraprak të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat