Moti i keq në Durrës, targeti shkëputet dhe përplaset me bankinën

Durrësi

Moti i keq në Durrës, targeti shkëputet dhe përplaset me bankinën

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Moti i keq dhe era e fortë kanë bërë që një prej trageteve të ankoruar në portin e Durrësit të shkëputet duke prekur bankinën. Një njoftim i Drejtorisë së Përgjithshme Detare bëhet me dije se trageti nuk ka patur pasagjerë dhe automjete të imbarkuar në çastin e incidentit.

“Sot në orën 18:21 në portin e Durresit ka ndodhur nje incident. Si rezultat i eres forte qe shkoi 35 m/s ne port, trageti A/F CLAUDIA ka keputur cimen e djathte dhe ka prekur bankinen nga ana e ish portit te peshkimit. Menjehere kane hyre ne veprim dy rimorkiatoret te cilet kane shmang perplasjet, dhe trageti CLAUDIA eshte lidhur perseri ne bankine me cima te tjera.Theksojme se Trageti A/F Claudia nuk ka pasur te imbarkuar pasagjere dhe automjete ne çastin e incidentit.

Pas lidhjes dhe mbajtjes me dy rimorkiatore ka filluar puna per imbarkimin e mjeteve ne traget.

Njoftojmë se ne keto çaste trageti A/F Claudia ka dalë nga porti durresit dhe eshte nisur per Ankona. Gjithashtu ju bejme me dije se  te gjithë pasagjerët që do udhëtojnë sonte me linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se  tragetet do vazhdojne normalisht ne linjat sipas orareve te percakuara ne grafik”, thuhet në njoftim./Opinion.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat