Aksident në punë, dëmtohet në Durrës shtetasi turk

Durrësi

Aksident në punë, dëmtohet në Durrës shtetasi turk

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Aksidenti në punë i një shtetasi turk nxit hetimet për masat e mbrojtjes teknike në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë.

Pasditen e djeshme, në fabrikën e çimentos, në Fushë Krujë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë procesit të punës, shtetasi turk E. D., 43 vjeç.

43-vjeçari, pasi është asistuar nga shërbimet mjekësore, për dëmtimin e lehtë të marrë në këmbë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat