Gjyqet për mbytjet në det! Munguan rojet në plazh, familja Thanishta fiton ndaj bashkisë Durrës

Durrësi

Gjyqet për mbytjet në det! Munguan rojet në plazh, familja Thanishta fiton ndaj bashkisë Durrës

Më: 11 mars 2023 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Jetët e humbura gjatë sezoneve turistike verore për shkak të mungesës së rojeve bregdetare, u kthyen në një betejë ligjore e avokatit Adriatik Lapaj dhe avokates Oliana Andonit për të vendosur para përgjegjësisë pushtetin vendor dhe bizneset private që marrin në administrim stacione plazhi,  që të zbatojnë detyrimet ligjore për sigurinë në det.

“Kjo është një praktikë e re gjyqësore për të ulur numrin e të mbyturve. Nga 84 të mbytur që ishte para gjyqeve që kemi bërë kemi arritur të ulim numrin në 20 në vit..”– tha Adriatik Lapaj.

Prej 5 vitesh në seanca gjyqësore për këtë problematikë me 6 çështje të ngjashme, fitorja më e fundit ishte kundrejt Bashkisë Durrës për familjen Thanishta, e cila humbi djalin e vetëm 18-vjeçar në 22 maj të 2018 teksa ishte në plazh me shokët dhe u lanë në detin me dallgë, pa prezencën e rojes bregdetare.

Ky vendim për dëmshpërblimin e familjarëve sipas avokatit Lapaj është një këmbanë alarmi për cdo bashki dhe biznes që të zbatojnë kuadrin ligjor në fuqi për sigurinë në plazhe dhe të shpëtojnë jetë.

“Pas tre vitesh gjyq arritëm që gjykata administrative të shpall fajtore bashkinë Durrës për mosrespektim të ligjit. Kështu që ky është një mesazh për të gjithë bashkitë që dëmi financiar është shumë I madh kështu sesa të paguajnë një roje bregdetare”– tha Lapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat