Aksidentohet familja në Durrës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, tre të plagosur

Durrësi

Aksidentohet familja në Durrës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, tre të plagosur

Më: 26 mars 2023 Në ora: 11:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik këtë mëngjes në plazhin e Durrësit.

Në lagjen nr. 13, pranë mbikalimit të Plepave, automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur  me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale M. Sh.

Si  pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendgjarje po punon grupi hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat