Zgjedhjet lokale/ Meta nga Durrësi: Më 14 maj do t’i japim fund modelit të betonit kriminal

Durrësi

Zgjedhjet lokale/ Meta nga Durrësi: Më 14 maj do t’i japim fund modelit të betonit kriminal

Më: 3 prill 2023 Në ora: 20:54
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët së bashku me kandidatët për këshilltarë në Bashkinë e Durrësit, foli për zgjedhjet e 14 majit.

Meta u ndal tek modeli i ndjekur nga kjo qeveri, teksa tha se kryeministri Edi Rama ka betonizuar Durrësin.

Po ashtu, kreu i PL-së u shpreh besimplotë për zgjedhjet lokale, duke thënë se më 14 maj do i jepet fund modelit të betonizimit.

“Do t’i japim fund modelit të bashkisë si beton kriminal që nisi në Tiranën e para 20 vitesh me Edi Ramës, ku u konsolidua jo vetëm në Tiranë por edhe në Durrës. Është beton kriminal pasi ka guxuar të vrasë trashëgiminë historike. Në Berat isha dje dhe u shokova nga një mostër betoni. Qyteti mbrohet nga UNESCO, por jo nga shteti. Besoj se vetëm ne do i japim fund modelit të betonit që vret interesin publik, asgjëson fushat sportive, objektet social kulturor për qëllim korrupsion. Unë jam besimplotë për fitoren e kandidatit tonë, Igli Cara.

Njëkohësisht jam besimplotë se fitorja bindëse e listës sonë “Bashkë Fitojmë” më 14 maj do të jenë një mbështetje e madhe për Igli Carën dhe një garanci se modeli do të jetë ndryshe. Shohim një përfaqësim si kurrë më parë të shoqatave për të mbrojtur hapësirat dhe interesat publike. Qytetarët të Durrësit të mbështesin fuqimisht Igli Carën dhe listën për Këshillin Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë””, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat