Avantazhet që e favorizojnë fitoren e kandidatit demokrat si kryebashkiak në Durrës

Durrësi

Avantazhet që e favorizojnë fitoren e kandidatit demokrat si kryebashkiak në Durrës

Nga: Arber Hima Më: 18 prill 2023 Në ora: 15:49
Igli Cara

Igli Carës ia kërkuan që të kandidojë si Kryebashkiak i Durrësit të gjithë demokratët por edhe shumë qytetarë dhe intelektualë jopolitikë dhe madje edhe të majtë.

Z. Cara është figurë gjithbashkuese për të dëbuar nga Bashkia e Durrësit pushtetin zullumqar të Partisë Socialiste; ai është mesazhi dhe shëmbulli i unifikimit dhe bashkimit të demokratëve dhe të popullit opozitar për të fituar qeverisjen vendore në Durrës;është ai i cili bën bashkimin e të gjithë demokratëve dhe i të gjithë kontributorëve të vërtetë të PD-së, të opozitës politike, të opozitarizmit qytetaresk e publik dhe të demokracisë shqiptare.

1 -Igli Cara është ku e ku i pakrahasueshëm nga kultura qytetare durrsake, mirësjellja dhe komunikimi, aftësia, profesionalizmi dhe intelektualizmi në krahasim me kundërkandidaten socialiste.

2- Ai shquhet për korrektësi dhe për guxim qytetar e intelektual si dhe është personalitet politik e publik që ka njohje dhe gëzon respekt të madh te qytetarët se sa kandidatja rivale.

3- Igli Cara nuk është i përfolur, as i akuzuar dhe as i përzier në afera korruptive pavarësisht se ka një karrierë të gjatë politike , por ama ka karrierë të pastër dhe karrierë të shkëlqyer.

4- Igli Cara nuk është kopje apo maskë e as kukull politike sic është kandidatja socialite , maskë e Ramës dhe Dakos.

5- Avantazhi tjetr i z. Cara është fakti se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 , demokracia dhe vota inteligjente durrsake do t’i bëjë gjyqin dhe do japë ndëshkimin pushtetit korruptiv, te papërgjrgjshëm dhe rrënimtar 23 vjecar të keqqeverisjes vendore nga rilindasit e Edi Ramës.

6- Me Igli Carën Kryebashkiak Durrësit, kryeqytetit panshqiptar multidimensional kulturor, strategjik, ekonomik,turistik dhe portual do t’i shpëtojë ajo se cfarë i ka mbetur nga kultura e trashëgimia historike, kulturore , arkeologjike e turistike pa u betonizuar akoma nga Rama-Dako

7- Nuk dihet se cfarë i ka mbetur më për t’i mashtruar qytetarët durrsakë Partia Socialiste, pasi i ka konsumuar të gjitha gënjeshtrat , korrupsionin dhe zullumet.

8- Z. Cara do ua kthejë institucionin e Bashkisë qytetarëve, shërbimit ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat