Aksident i rëndë në Durrës/ Makina merr përpara këmbësorin, dalin detajet e para

Durrësi

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina merr përpara këmbësorin, dalin detajet e para

Më: 21 prill 2023 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, në zonën e Shkozetit.

Burime bëjnë me dije se një automjet me drejtues shtetasin Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësor.

I lënduari është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje.

Automjeti po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa i plagosuri ende i paindetifikuar i ka dalë papritur përpara.

Raportohet se makina nuk ka qenë me shpejtësi të madhe, por sërish shoferi nuk ka mundur të manovrojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat