E rëndë në Durrës/ Bie nga vinçi teksa po priste pemët, humb jetën punëtori 35 vjeç

Durrësi

E rëndë në Durrës/ Bie nga vinçi teksa po priste pemët, humb jetën punëtori 35 vjeç

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Prerja e degëve të pemëve në plazhin e Durrësit i ka kushtuar jetën një punonjës 35-vjeçar.

Punonjësi i një firme A. L., 35 vjeç, ka rënë nga koshi i vinçit të punës, teksa po priste degët e pemëve në lagjen 13, ku po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit.

Si pasojë e plagëve të marra punonjësi ka humbur jetën.

Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat