E vrau djali, fëmijët e tjerë ndihmuan ta groposnin në kasolle - përcillet për në banesën e fundit 50-vjeçari

Durrësi

E vrau djali, fëmijët e tjerë ndihmuan ta groposnin në kasolle - përcillet për në banesën e fundit 50-vjeçari

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:02
Familjarë, të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 50-vjeçarit

Pamjet që shihni vijnë nga ceremonia mortore e Pëllumb Metës, 50-vjeçari që u vra nga djali i tij, ndërsa bashkëpunëtorë ishin dhe dy fëmijët e tjerë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet nga banesa e Metës, ndërsa makina e funeralit ndodhet në rrugë.

Familjarë, të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit 50-vjeçarit, i cili u vra më 10 shkurt, ndërsa krimi i rëndë u zbulua dje për publikun.

Si fillim për krimin u dyshua e bija, Hygerta Meta, e cila mori dhe përsipër autorësinë e krimit, por hetimet treguan krejt të kundërtën.

Babai ishte vrarë nga djali i tij, Hysen Meta, ndërsa për varrosjen e tij në kasolle kishin marrë pjesë dhe vajza dhe djali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat