Therje me thikë në Durrës, mbetet një i lënduar, i dyshuari ishte i dehur

Durrësi

Therje me thikë në Durrës, mbetet një i lënduar, i dyshuari ishte i dehur

Më: 18 maj 2025 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Durrësit, pranë Shërbimit Zjarrfikës, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një përplasjeje fizike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy personave, ku një 40-vjeçar ka goditur me thikë një tjetër, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e përplasjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit si dhe për të identifikuar plotësisht autorin dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat