Nis rinumërimi i votave për qarkun e Durrësit

Durrësi

Nis rinumërimi i votave për qarkun e Durrësit

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Ka nisur sot rinumërimit i votave të qarkut të Durrësit. Në këtë qark do të rinumërohen 290 kutitë brenda vendit, si dhe 85 kuti që kanë votat e diasporës.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rihapjen e një pjese të kutive me kërkesë të Partisë Demokratike.

Ndërkohë hapje të kutive kërkoi dhe kandidati demokrat Aulon Kalaja.

Aulon Kalaja pretendon se ka humbur mandatin për një diferencë të vogël votash. Ish-prokurorit Arjan Ndoja fitoi mandatin në listën e PD me një diferencë prej 1047 votash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat