Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

Durrësi

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40. Automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.

Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat