81-vjeçari italian gjendet pa shenja jete në një hotel

Durrësi

81-vjeçari italian gjendet pa shenja jete në një hotel

Më: 28 mars 2026 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Durrës/ Informacion paraprak

Ditën e sotshme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat