E rëndë në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Durrësi

E rëndë në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Më: 3 prill 2026 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një shkolle të mesme.

Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 15:15, i riu ka qenë në palestër kur është ndjerë papritur keq dhe ka humbur ndjenjat.

Ai është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, konkretisht si pasojë e një arresti kardiak. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat