Kamioni me 613 kg kokainë në Durrës, reagon Xhafaj - Bota Sot
Kamioni me 613 kg kokainë në Durrës, reagon Xhafaj

Durrësi

Kamioni me 613 kg kokainë në Durrës, reagon Xhafaj

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:18
Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përshëndetur aksionin e policisë në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese, duke sekuestruat sasinë më të madhe të kokainës në portin e Durrësit.

“Një superaksion i Policisë së Shtetit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese vendase dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak detajet nga policia e shtetit në një konferencë për shtyp", thote Xhafaj. 

Aksioni 

Nga të dhënat e para mësohet se droga është gjetur e paketuar brenda një kamioni me banane që ka ardhur nga Bari për në Durrës.

Edhe pse ende nuk është asgjë zyrtare, besohet se sasia e drogës është 613 kg, sasi kjo më e madhja e kapur ndonjëherë nga policia shqiptare.

Zbulimi i drogës nuk ka qenë i rastësishëm, pasi policia shqiptare është sinjalizuar nga vendet partnere si dhe agjencisë amerikane DEA, të cilët kanë pasur informacion se në kamion gjendej sasia e madhe e kokainës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test