Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike për vitin 2019 pritet të jetë 4.2%

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike për vitin 2019 pritet të jetë 4.2%

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:43
Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti

(E plotësuar) - Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për media për këtë vit, ka vlerësuar se rritja ekonomike është rreth 4 përqind, ndërsa deficiti i lartë tregtar ka ndikuar të mos ketë rritje më të lartë.

Ai pret që rritja ekonomike për vitin 2018 të jetë 4.2 përqind.

Mehmeti ka vlerësuar se sektori bankar është stabil dhe i qëndrueshëm.

Ai ka thënë se normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.6% nga 6.8% sa ishin në periudhën e njëjtë të periudhës së kaluar, gjë që tregon për lehtësim të vazhdueshëm të qasjes në financim bankar.

Sipas tij, treguesit e shëndetit financiar vazhduan të tregojnë nivel të lartë të qëndrueshmërisë së këtij sektori në të gjitha aspektet.

Mehmeti shtoi se vlen të theksohet posaçërisht cilësia shumë e mirë e portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese prej vetëm 2.7% në tetor 2018, e cila shënoi rënie të mëtutjeshme në krahasim me vitin e kaluar kur ishte 3.6%.

Mehmeti: Remitencat, deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro

“Në kuadër të faktorëve me ndikimin më të rëndësishëm në financimin e rritjes ekonomike ishin përshpejtimi i rritjes së kreditimit për sektorin privat, rritja e shpenzimeve publike, si dhe rritja e remitencave të cilat deri në muajin shtator arritën vlerën 587.9 milionë euro, e cila është për 6.1% më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ritëm të ngjashëm të rritjes ekonomike, sipas parashikimeve të BQK, ekonomia e Kosovës pritet të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm kur norma reale e rritjes pritet të jetë rreth 4.2%.Për sa i përket zhvillimeve në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, norma mesatare e inflacionit deri në fund të vitit 2018 pritet të jetë rreth 1%”, theksoi Mehemti.

Aktiviteti i sektorit bankar edhe gjatë këtij viti u karakterizua me rritje të kreditimit, përmirësim të kushteve për qasje të sektorit privat në kredi, si dhe përforcim të mëtejmë të gjendjes së qëndrueshmërisë. Kreditë e sektorit bankar arritën shumën prej 2.7 miliard euro në tetor 2018, duke shënuar rritje vjetore prej 11.6%.

Burimi kryesore i financimit të aktivitetit të sektorit bankar vazhdojnë të jenë depozitat, vlera e të cilave gjatë kësaj periudhe arriti në 3.2 miliardë euro që paraqet një rritje vjetore prej 6.9%.

Ndërsa, sektorit i sigurimeve ka shënuar një trend pozitiv të fitimit në dy vitet e fundit.

Mehmeti: Sektori i sigurimeve vazhdoi të rrisë aktivitetin sigurues

“Sektori i sigurimeve vazhdoi të rrisë aktivitetin sigurues, si dhe kompensimin e dëmeve për të siguruarit. Gjithsej vlera e shkruar e primeve nga kompanitë e sigurimeve në shtator 2018 ishte 69.1 milion euro, e cila paraqet një rritje vjetore prej 4.8%. Në anën tjetër, vlera e dëmeve të paguara arriti në 31.5 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 8.2%. Rritja e dëmeve të paguara, përveç rritjes së numrit të policave të sigurimit, reflekton edhe sjelljen më të përgjegjshme të kompanive të sigurimit ndaj të siguruarve. Sektori i sigurimeve ka vazhduar që për të dytin vit me radhë të ketë performancë financiare pozitive, gjë që paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e këtij sektori”, tha ai.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se përpos avancimeve brenda BQK, ka të arritura edhe në arenën ndërkombëtare për avancimin e BQK në rrafshin ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se kanë rritur angazhimin për mbrojtjen edhe të konsumatorëve për shërbimet bankare.

Mehmeti: BQK-ja ka rritur angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

“Në vitet e fundit, BQK-ja ka rritur angazhimin e saj edhe në funksion të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve të shërbimeve financiare, duke i shërbyer kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë mbrojtjes së interesit të publikut. Angazhimi i tillë, qoftë përmes programeve të edukimit financiar, qoftë përmes masave korrektuese ndaj institucioneve financiare, do të rritet edhe më tutje gjatë periudhave në vijim”, ka thënë guvernatori Mehemti.

Për plaçkitjen e bankave në këtë vit, Mehemeti ka thënë se kjo është shqetësuese dhe ndikon keq në imazhin e shtetit dhe largimit të investitorëve të huaj.

Ndërsa, çmimi ekonomisti i vitit iu nda Jeton Zogianit.

***

Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për media për këtë vit, ka vlerësuar se rritja ekonomike është rreth 4 përqind, ndërsa deficiti i lartë tregtar ka ndikuar të mos ketë rritje më të lartë.

Ai pret që rritja ekonomike për vitin 2019 të jetë 4.2 përqind.

Mehmeti ka vlerësuar se sektori bankar është stabil dhe i qëndrueshëm.

Sipas tij, normat e interesit kanë vazhduar në trendin e rënies, që sipas Mehmetit kanë rënë në 6.6 përqind norma efektive.

Ndërsa, sektorit i sigurimeve ka shënuar një trend pozitiv të fitimit në dy vitet e fundit.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se përpos avancimeve brenda BQK, ka të arritura edhe në arenën ndërkombëtar për avancimin e BQK në rrafshin ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se kanë rritur angazhimin për mbrojtjen edhe të konsumatorëve për shërbimet bankare.

Për plaçkitjen e bankave në këtë vit, Mehemeti ka thënë se kjo është shqetësuese dhe ndikon keq në imazhin e shtetit dhe largimit të investitorëve të huaj.

Ndërsa, çmimi ekonomisti i vitit iu dha Jeton Zogianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat