Rexhepi bënë apel tek të gjithë shqiptarët që t’i bojkotojnë produktet serbe

Ekonomi

Rexhepi bënë apel tek të gjithë shqiptarët që t’i bojkotojnë produktet serbe

Më: 14 janar 2019 Në ora: 23:09
Agim Rexhepi

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, që pas kërkesës së SHBA-së, ta suspendojë taksen doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Pas aprovimit të kërkesës së aleatit tonë strategjik, SHBA-së, Rexhepi ka kërkuar që ta ndihmojmë qeverinë dhe kryeministrin, me bojkotimin e produkteve serbe.

“Por apeloj që menjëherë të fillohet sensibilizimi qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës”, ka shkruar Rexhepi. 

Postimi i Rexhepit në Facebook:

Ta ndihmojmë Kryeministrin e Qeverinë.

Pas kërkesës së SHBA që të pezullohët menjëherë taksa për produktet e Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës, apeloj te Kryeministri Haradinaj e Qeveria që ai e udhëheqë që ta miratojn këtë propozim/kërkesë të aleatit tonë strategjik SHBA, POR apeloj që menjëherë të fillohët sensibilizimi qytetarëve që ta bojkotojmë 100% blerjen e produkteve të Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.  Do propozoja që qytetarët jo vetëm të Kosovës por edhe Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi, por do I ftoja edhe bashkatdhetarët tanë kudo që jetojnë e veprojnë të solidarizohen me këtë iniciativë -mosblerjen e këtyre produkteve. Miq nëse I keni përcjellë me vëmendje veprimet diplomatike të Serbisë produktet Serbe do të silleshin shumë shpejt në Kosovë nëpërmes shteteve që do t'ua lejonin eksportimin e prodhimeve Serbe tek ato vende me 0% taksë, ku besoj që me një ripaketim apo me shenim në ambalazh një origjine tjetër prodhuese këto prodhime do ti kishim në tregun e Kosovës. 

Poashtu, këto prodhime edhe nëpërmes tregut të zi sillen e do të silleshin në Kosovë. Andaj shumë besoj që bojkoti qytetar ka efekte edhe më të mëdha sesa taksa 100%, në kuptim shumdimenzional.  Bojkoti qytetar i yni ndaj prodhimeve të tyre në aspekt ekonomik e politik në staza afatgjata, për Serbinë e Bosnjën do të kishte efekte negative shumë të mëdha jo vetëm në të hyra materiale por edhe në efekte tjera zingjirore... Kështu Kryeministri e Qeveria do ti realizonin objektivat e tyre politike edhe pa taksën 100%, dhe do fitonin shumë poena politik karshi SHBA. Kryeministër Haradinaj ju lumtë për qëndrushmërinë e treguar ngase jam I vetëdijshëm për presionin/et që i keni pasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat