Haradinaj kërkon nga BERZH të përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik - Bota Sot
Haradinaj kërkon nga BERZH të përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik

Ekonomi

Haradinaj kërkon nga BERZH të përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 11:56
Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj

Kosova mbetet e përkushtuar që t'i jetësojë projektet e mëdha të interesit publik, me qëllim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, siç janë projektet infrastrukturore, të energjisë së ripërtëritshme, minierave, zhvillimin e sektorit privat nëpërmjet financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një takim me delegacionin e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Haradinaj, e ka falënderuar Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që vazhdon të jetë një ndër partnerët  strategjik të Kosovës që ka ndihmuar në realizimin e projekteve shumë të mëdha infrastrukturore.

“Ardhja juaj në Kosovë është një mesazh i mirë dhe konfirmim i punës së mirë që kemi pasur gjatë kësaj kohe”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë partneritetin me BERZH në projektet më të rëndësishme zhvillimore të vendit.

Në këtë takim u përmenden edhe masat që ka ndërmarrë vendi për ta rishikuar legjislacionin në vend, në mënyrë që t’i ndihmohet sa më shumë sektorit privat, duke evituar pengesat burokratike.

Krahas projekteve në infrastrukturë dhe në energji, në këtë takim u theksua edhe rëndësia e zhvillimit të projekteve në sektorin e ujërave, minierave dhe telekomunikacionit.

Drejtorët e Bordit të BERZH-it, nga ana e tyre, konfirmuan gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar të vazhdojë përkrahjen e ekonomisë së Kosovës dhe punës se qeverise ndaj reformave dhe përmirësimin e jetës se qytetarëve.

BERZH në këtë takim u përfaqësua nga  Drejtori i Konstituencës së Holandës, Kinës, Mongolisë, Maqedonisë dhe Armenisë Frans Weekers, dhe Drejtori i Bordit për Irlandën, Danimarkën, Lituaninë dhe Kosovën, Patrick Ëalsh.

Anëtarët e Bordit të pranishëm në këtë takim në mesin e tyre përfaqësuan 32 vende të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...